Dy banorët e BBV3 Romeo dhe Meritoni duket se kanë krisur plotësisht shoqërinë e tyre. Së fundmi Romeo dhe Ilnisa janë parë të debatojnë në shtëpi dhe ishte Meritoni ai i cili u përfshi mes tyre. Meritoni i’u kundërpërgjigj Romeos pasi duket se nuk i pëlqeu komunikimi i tij ndaj Ilnisës.
“A ka mundësi të mi heqësh këto shpirti, zemra. Vëlla kur jam unë këtu për respekt mos thuaj” tha Meritoni. Romeo i tha se nuk e kishte me atë konotacion dhe se po ia fut kot.
Fansat mendojnë se për shkak të krisjes së shoqërisë së tyre, do të ketë debate edhe më të rënda mes tyre.