Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, është bërë përsëri pjesë e këtij formati, vetëm se tani si prezantuese.
Mbresa që ishte njëra nga pesë finalistët, ishte e njohur si një vajzë shumë energjike brenda shtëpisë.
Ajo tani i rikthehet prapë Big Brother-it, por kësaj radhe për të prezantuar programin Big Talk, që është gjithashtu pjesë e BBVK.
Mbresa do të drejtojë këtë program çdo të diel, për të diskutuar e komentuar ngjarjet më me rëndësi të shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Në studio Mbresës iu bashkuan edhe musafirët e parë për këtë edicion: Bruno Pollogati, Hana Blakqori, Antigona Qenaj-Sejdiu dhe Edon Shileku, me të cilët u diskutua për banorët e Big Brother VIP Kosova 2.