Parku Gucun në Shangai është një vend i njohur pushimesh për kinezët gjatë festave.
Ai është veçanërisht tërheqës për shkak të barit të tij rozë.
Nga larg duket si lesh apo re. Bari rozë, siç raportojnë mediat kineze, aktualisht mbulon një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë në këtë park.
Me ardhjen e vjeshtës, më shumë lloje lulesh kanë hyrë në periudhën që përfaqëson kulmin e lulëzimit, ndaj dy javët e ardhshme do të jenë një festë e veçantë për sytë e vizitorëve.