Maroku në ‘luftë’ me Spanjën për nikoqirin e finales së Kupës së Botës 2030

Maroku ka deklaruar synimet e tyre për të qenë nikoqir të finales së Kupës së Botës në vitin 2030, teksa në garë për të njëjtat arsye janë edhe Spanja e Portugalia.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të organizojnë nga 14 deri në 18 stadiume, me Portugalinë që pritet të paraqesë tre stadiume (Estadio da Luz, Estadio do Dragao, Estadio Jose Alvalade), por edhe Maroku dëshiron të paktën gjashtë stadiume.

Nëse do të ishte kështu, Spanja do të mbetej me një maksimum prej 9 stadiumesh, edhe pse fillimisht ishte raportuar se ata do të kenë 11 stadiume.

Mediumi spanjoll “Cadena SER” raporton se Spanja pret të organizojë 60-70 nga 104 ndeshjet gjithsej, duke pasur parasysh se tri do të luhen në Amerikën e Jugut.

Thënë kështu, edhe shtetet e Amerikës Latine kanë deklaruar se duan më shumë ndeshje. Ata thonë gjithashtu se gjysmëfinalet ka të ngjarë të ndahen në mënyrë që cilido shtet që nuk e pret finalen të jetë nikoqir i gjysmëfinales.

Kreu i Federatës Marokene të Futbollit (FRMF) Faouzi Lekjaa ka deklaruar synimet e tyre për të qenë nikoqir të finales. Duke folur për “Radio Mars”, Lekjaa nuk e fshehu këtë fakt.

“Shpresojmë të përjetojmë një finale të jashtëzakonshme që nderon të gjithë kontinentin dhe brezat e rinj në një stadium si “Casablanca” që do të jetë i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm,” tha Lekjaa, duke iu referuar planeve për të ndërtuar “Grand Stade du Casablanca”, me një kapacitet prej 93,000 ulësesh.

Siç qëndrojnë gjërat vetëm Camp Nou (pasi të përfundojë) dhe Santiago Bernabeu janë kandidatë alternativë, megjithëse është pretenduar se FIFA ka përshtypjen se finalja do të zhvillohet në Madrid. Nga të gjithë stadiumet e përmendura, Camp Nou do të ketë kapacitetin më të madh.

Me gjithë këto ndodhi, duket se do të ketë një betejë të vështirë rreth vendosjes së qyteteve pritëse për ndeshjet e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *