Zhegrova po vëzhgohet nga disa klube të Bundesligës

Edon Zhegrova e ka arritur kulmin e karrierës.

Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Lillet në Francë.

Ai e nisi vitin 2024 në mënyrë fantastike me tre gola dhe dy asistime në ndeshjen e Kupës së Francës.

Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane të zgjojnë interesim për “Messin e Kosovës”.

Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg raporton se përfaqësuesit kosovar ia kanë vënë syrin klubet e Bundesligës.

Sipas tij, disa klube gjermane janë duke e monitoruar ish-futbollistin e Baselit, të cilin e duan qysh në janar.

Synim i tij është që të luajë në Top 5 klubet gjermane, jo më poshtë.

Natyrisht, për të ka interesime edhe në ligat tjera më të forta evropiane, ndërsa vjet atë e pëlqente edhe Milani në Itali.

Kartoni i yllit kosovar vlerësohet 17-20 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *