Vetaksident në Suharekë, vetura futet në barnatore, lëndohet një person

Një person është vetaksidentuar në Suharekë, duke e goditur me veturë objektin e një barnatoreje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se një person është lënduar. Ai tha se aksidenti ndodhi “rreth orës 14:40 në rrugën ‘Brigada 123′”.

“Deri te aksidenti ka ardhur shoferi ka humbur kontrollin. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ai.

Një media lokale ka publikuar pamje të veturës që është futur brenda barnatores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *