Finalisti i Big Brother VIP Kosova, Blerando është surprizuar sonte nga Vëllai i Madh.
Blerando është surprizuar nga mbesa e tij, Aurelja dhe më pas nga nëna e tij.
“Është shoqja jem më e mira”, është shprehur Blerando për mbesën e tij.
Finalisti ka thënë se mbesa e tij është si një motër për të.
“Nuk e prisja që kjo do të vinte, gjithqka kam pritur por jo këtë”.
Pas mbi 100 ditë Blerando ka takuar për herë të parë nënën e tij.