Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli ka qenë një prej emrave më të komentuara në media rozë përgjatë javëve të fundit.
Denoncimi i bashkëshortit të saj, Fero për dhunë në familje dhe më pas ndarja e tyre kanë bërë që modelja të jetë në qendër të vëmendjes.
Por, gjithë zhurma e jetës private nuk e ka ndaluar Arbenitën që të përkujdeset për fizikun e saj.
Edhe së fundmi, modelja nga Kumanova ka treguar se ajo vazhdon të jetë aktive në palestër dhe pamjet nga atje i ka ndarë edhe së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram.
Bukuroshja shihet në një trupore sportive të shkurtër me ngjyrë të verdhë që ia theksonte në mënyrë perfekte linjat e formësuara.
Arbenita dukej më në formë se kurrë më parë teksa tregonte rutinën e saj të ushtrimeve.
Ndryshe, kujtojmë që Fero pas lirimit nga paraburgimi njoftoi se po tërhiqej nga muzika për të iu përkushtuar fesë islame.
Dhe së fundmi teksa dyshja vazhdojnë të jenë të ndarë, ai i ka kërkuar falje publike dhe rikthim modeles përmes një letre të publikuar në Instagram.