Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në një konferencë për media të premten në Bruksel pas përfundimit të Samitit dyditësh, ka folur edhe për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar.
Scholz ka thënë se Kurti dhe Vuciq kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen. ” Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë se propozimet konkrete Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe se do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap I rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Schoz.