Vdes edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar A.V.

Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmoi L.C. daja i viktimës.

Siç transmeton albinfo.ch, theksohet se A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.

Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *