Podujevë: Gjuajtje me armë në drejtim të një shtëpie, Policia në vend të ngjarjes

Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Sfeçël të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës në këtë rast, fatmirësisht, nuk kishte persona të lënduar.

“Nuk është lënduar asnjë person. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *