Alban Hyseni zhgënjen anamoravën: Autostrada e Gjilanit nuk përfundon këtë vit(Video)

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhgënjyer banorët e anamoravës për shkak të mos përfundimit të autostradës së Gjilanit gjatë këtij viti.

Hyseni ka treguar se ka shumë punë për ndërtimin e autostradës dhe se premtimi që është dhënë nuk është mbajtur.

“Sa i përketë  autostradës, unë e kam përmend publikisht që data 28 nëntor respektivisht fundi i nëntorit është përmend si datë që mund të përfundohet dhe kemi marrë zotime. Po, kjo përvojë dy vjeçare më ka mësuar për një punë që premtimet që jepen zakonisht nuk mbahen, sepse edhe në teren është pa që ka aq punë në volum, që ka volum të madh të punës që nuk mund të përfundohen”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.

I pari i Gjilanit madje ka dyshime për përfundimin e autostradës gjatë këtij viti.

“Në momentin që e kam thënë këtë unë  kam dyshime që mund të përfundohet. Megjithëse, në qeveri dhe në ministri prej zyrtarëve është thënë që  përfundohet në nëntor, ky ka qenë edhe premtimi publik”, ka potencuar ai.

Hyseni shpreson se gjatë vitit 2024 do të përfundojnë punimet e autostradës.

“Ndërkohë që unë jo vetëm që e shohë problematike por nuk e besoj që realizohet brenda këtij viti sepse është tejet e vështirë të përfundohet këto punë. Ndërkohë që viti i ardhshëm ose pranvera e vonë respektivisht vera e hershme mund të jetë afati realistik që mund të përfundojnë punimet në autostradë”, tha tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *