Broja flet pas zëvendësimit: Isha thjeshtë i lodhur, nuk ka të bëj me lëndim

Armando Broja ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë si titullar për Chelsean këtë edicion dhe ka gjetur golin e parë.

Sulmuesi shqiptar ishte fantastik ndaj Fulham duke qëndruar për 65 minuta në fushën e blertë.

Chelsea arriti një fitore shumë të rëndësishme në derbin londinez, derisa Broja ishte ndër më të mirët në këtë duel.

Megjithatë sulmuesi shqiptar në momentin e zëvendësimit trembi të gjithë duke u larguar nga fusha, por ka qenë vet ai që ka konfirmuar se nuk ka të bëj fare me lëndimin.

Broja ka deklaruar se ishte thjesht i lodhur dhe vet kërkoi të zëvendësohet.

“Nuk ishte lëndim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë”, deklaroi Broja.

“Fitoret sjellin besim dhe pozitivitet në grupin e futbollistëve, në klub, por edh enë raport me tifozët. Është shumë e rëndësishme të fitosh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ndër të tjera reprezentuesi shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *