Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e ndodhur sot në lagjen “Arbëria”, ku ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe si pasojë është lënduar rëndë një vajzë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar se është iniciuar vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.
‘Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, ka njoftuar Ulaj.