Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi tash e disa dekada vazhdon të jetë e preferuar nga publiku vendas po ashtu edhe nga diaspora, shkruan Neutral Bizz.
Këngëtarja e hiteve të paharruara, si rëndom ka argëtuar mbrëmë bashkëatdhetarët nga Zvicra për nder të ditës së gruas.
Si gjithnjë, salla shihet të jetë e mbushur përplotë me publik dhe atmosfera ishte në nivel nën tingujt dhe zërin magjik të Shkurtes.
E kjo vërtetohet nga disa video të publikuara nga bashkëshorti i saj, Albert Limani i cili njëherish është edhe menaxheri i këngëtares.
Pavrësisht tranzicioneve të shumta në muzikë, Shkurta vazhdon të jetë rezistente dhe tejet e kërkuar kudo si në ndeja familjare, dasma dhe ahengje të tjera argëtuese.