Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka shtrirë “situatën speciale të sigurisë” të vendit në të gjithë territorin e Izraelit të shtunën vonë, sipas zyrës së tij të komunikimit.
Kjo i mundëson Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të ofrojnë udhëzime sigurie për civilët dhe të mbyllin vendet publike sipas nevojës për sigurinë, tha zyra e ministrit.
Një zonë “situate speciale sigurie”, brenda një rrezeje prej 80 kilometrash (48 milje) nga Rripi i Gazës, ishte krijuar më herët të shtunën”
“Sot pamë fytyrën e së keqes. Hamasi (organizata terroriste) ka nisur një sulm brutal kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit – duke sulmuar burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, pa dallim”, tha Gallant në një deklaratë.
“Hamasi do të kuptojë shumë shpejt se ka bërë një gabim – një gabim i rëndë dhe do të paguajë një çmim (të rëndë)”, tha ai.