Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë qytetarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit le të shërbejë për shpërfaqjen e virtyteve më të mira njerëzore, njofton Klankosova.tv.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, u shpreh ish-kryeministri.