E rëndë: Gjendet pa shenja jete 19-vjeçari në Novobërdë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zebincë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është 19-veçari, Vasiq Dushan.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Gjilan kanë bërë me dije se viktima është dërguar pa ndjenja nga familjarët e tij dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e familjarëve të të ndjerit, të cilët kanë pohuar se i riu dyshohet se ka vdekur në gjumë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *