Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi tha se ai dhe Konjufca kishin një takim të ngrohtë e përmbajtësor.
Sipas postimi, ata kanë diskutuar mbi projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Vushtrrisë, dhe mundësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror, në të mirë të vushtrriasëve.
Postimi i plotë:
“TAKIM ME KRYETARIN E KUVENDIT
Sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës pata një takim të ngrohtë e përmbajtjesor me kryetarin e Kuvendit, z.Glauk Konjufca.
Me kryetarin Konjufca diskutuam mbi projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Vushtrrisë, dhe mundësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror, në të mirë të qytetarëve vushtrrias.
Faleminderit për pritjen Kryetar Konjufca!“- thuhet në postim.