Osmani kujton masakrën e Belegut, kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Belegut të Deçanit, ku janë vrarë nga regjimi serb 46 qytetarë shqiptarë, të mitur, gratë, pleq e fëmijë.

Osmani ka thënë se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i vazhdueshëm.

“Të rrethuar në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, 25-vjet më parë forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, pasi që iu ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, ndaj krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mënyrë u vranë shqiptarë edhe në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës.
Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, ka thënë më Osmani.

Në masakrën e Belegut të Deçanit, ku u vranë dhe u masakruan 49 shqiptarë.

Kjo masakër është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *