Kosova kaloi hapin e parë, Osmani: Do të punojmë me aleatët për anëtarësimin e plotë në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Osmani ka thënë se pas këtij hapi pozitiv, Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës.”, ka shkruar Osmani.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *