Kombëtarja e Zvicrës ka larguar nga kampi i tyre në La Manga të Spanjës një lojtar shkaku i lëndimit.
Portieri i Borussia Dortmundit, Grego Kobel është larguar nga kampi “Helvetik” për shkak të një lëndimi.
“Me marrëveshje mes Borussia Dormtund dhe Zvicrës ne kemi larguar nga kampi portierin, Gregor Kobel, i cili sapo ishte rikthyer nga lëndimi erdhi tek ne. Por, ai duhet të vazhdojë rikuperimin e tij dhe të rikthehet të luaj për skuadrën”, shkruhet në njoftimin e “Nati-t”.
Zvicra e Murat Yakin do t’i luajë dy miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Danimarkës më 23 mars dhe ndaj Irlandës më 26 mars.