Weber: Lejimi i serbëve që të largohen nga institucionet, gabim fatal

Gabimi fatal i Perëndimit është që e lejoi Beogradin dhe Listën Serbe të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, Bodo Weber nga Këshilli joqeveritar për Politikë Demokratike nga Berlini.

Sipas tij, politika e butë e Perëndimit ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, çoi në një vakum të rrezikshëm sigurie në veri të Kosovës, pasi përfaqësuesit e serbëve filluan bojkotimin e institucioneve të Kosovës në nëntor të vitit 2022.

“Ajo qasje politike e dorëzimit inkurajoi Beogradin dhe hapi hapësirë ​​që situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike – nga braktisja e institucioneve një vit më parë, në Banjskë”, ka deklaruar Weber.

Ai ka deklaruar se pas Banjskës, besimi i serbëve të Kosovës në Beograd dhe në Listën Serbe “nuk ka rënë kurrë”, por se në të njëjtën kohë, mosbesimi i serbëve ndaj Qeverisë në Prishtinë nuk është “kurrë më i madh”. Sipas tij, se marrëdhëniet ndëretnike janë të trazuara.

Po ashtu, Weber ka theksuar se tensionet në vitin e kaluar, pasi përfaqësuesit e serbëve u larguan nga policia dhe gjyqësori, po minojnë seriozisht jetën normale të komunitetit serb në katër komuna në veri.

Sipas tij, kriza në veri ka ndikuar edhe në pozitën e komunitetit serb në jug të lumit Ibër në Kosovë, interesat e të cilit janë “të shtypur dhe injoruar plotësisht”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *