Ambasada ruse në Kanada ka bërë një postim provokues, pas njoftimit nga Sekretari i përgjithshem i NATO-s , Jens Stoltenberg se misioni i KFOR do të kujdeset për situatën në Kosovë.
Në rrjetin social Twitter (X), ambasada ruse në Kanada ka ripostuar një mesazh të kreut të NATO-s Jens Stoltenberg, teksa krahas postimit ambasada shkruan “Kosova është Serbi”.
Jens Stoltenberg, në postimin e tij shkruan se është i shqetësuar për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se aleanca do ndërmarrë çdo hap për ruajtjen e sigurisë dhe lirive të qytetarëve, shkruan gazeta Neutral.al.
“Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.”, thuhet në deklaratën e Stoltenberg.
Po mbrëmjen e djeshme, koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby i bëri thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.