Me zhvillimet teknologjike, qasja në internet është tanimë pjesë e pandashme e jetës tonë, duke qenë se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të integruar edhe në punë.
Ndonëse nuk mund të fshijmë të gjitha gjurmët në internet, mund të fshijmë shumicën e informacioneve personale nga uebi si dhe nga aplikacionet e medieve sociale, shkruan Gazeta Neutral.
Në kushte normale, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini të gjitha llogaritë tuaja në rrjetet sociale.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar se cilat informacione për veten tuaj janë të qasshme është të kërkoni veten në Google.
Kur kërkoni emrin tuaj në Google, vendoseni në thonjëza për të parë vetëm rezultatet që vlejnë për emrin tuaj. Mbani një listë të të gjitha faqeve të internetit në të cilat shfaqet emri juaj.
Në një rast, mund të kontaktoni edhe Google për të fshirë informacionet tuaja në motorin e saj të kërkimit.
Për të fshehur të gjitha gjurmët tuaja në internet, fshini të gjitha llogaritë tuaja të rrjeteve sociale. Ndonëse do të jetë e vështirë t’i kujtoni të gjitha llogaritë që keni krijuar përgjatë viteve, por fshirja e llogarive që ju kujtohen është një fillim i mirë.
Mos harroni gjithashtu të fshini uebsajtet apo edhe blogjet tuaja nëse keni krijuar.
Në rast, nuk mund t’ia dilni mbanë, atëherë mund të konsultoheni gjithmonë me një profesionist i cili mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.