Vdekje e dyshimtë në Gjakovë, gjendet pa shenja jete një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima është i gjinisë mashkullore dhe i njëjti është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën ‘Motrat Bejtullahu’ .

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rreth orës 13:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *