Elita e futbollit kosovar vazhdon këtë fundjavë me disa ndeshje interesante.
Prishtina e cila ndërroi trajnerin duke e larguar Debatik Currin për ta angazhuar nigerianin Emmanuel Egbo, do të përballet në Fadil Vokrri me skuadrën e Gjilanit.
Prishtina ka shtatë ndeshje pa fitore dhe sonte medoemos duhet te rikthehet ndryshe rrezikon shumë që në fund të kampionatit të mbetet jashtë Evropë.
Një sfidë tjetër që ballafaqon dy skuadra që luajnë për ekzistencë është ajo ndërmjet Fushë Kosovës e Malishevës. Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.
Sfidë shumë e fortë është edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Llapit dy skuadra këto që po luajnë për Evropë. /Ballkani.info