Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Meti, i cili tanimë gjendet sërish brenda shtëpisë, për një vizitë në javën e fundit, ka bërë disa komente mbi atmosferën së fundmi që po mbretëron aty.
Ai ka thënë se kësaj radhe nuk është futur për të hapur debate, por për t’i ndihmuar finalistët të kalojnë këtë javë sa më mirë, e sa më me pozitivitet.
Këto komente ai i ka dhënë në një bisedë me Shqipen, derisa ka shtuar se “po të dojë, mund të hapë plot debate”.
“Secilit deshta me i jep dashuri, motiv, dhe një frymë tjetër, se me ia nis unë jam jashtë dhe i kam një milion informacione, me nga një pyetje secilin iu deklasoj, por s’dua të bi në atë nivel sepse kam ardhur si mysafir, e jo si lojtar”, ka thënë Meti.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.