Tërbohet tenisti serb që urren Kosovën, goditi dhe shkeli raketat, tifozët italianë e fyejnë dhe vërshëllejnë

Tenisti serb Novak Djokovic, i cili njihet si nacionalist ku bindjet e tij kundër Kosovës tashmë janë publike ka bërë gjeste skandaloze së fundmi.

Ai shpesh ka shpërthime në të cilat thyen raketa, shan dhe fyen ekipin e tij.

Një shembull të kësaj sjellje ai e demostroi në turneun Masters  në Torino.

Djokovic e mbajti veten nën kontroll deri në setin e tretë, kur përjetoi një ndërprerje mendore.

Ai erdhi në pankinë dhe filloi të shkelte raketat e tij. Njërin e ka shkelmuar dhe tjetrin e ka thyer përgjysmë.

Këtu veprime nuk u priten mirë nga publiku italian, të cilët e vërshëllyen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *