Kapen rreth 7,000 euro mallra të kontrabanduara në Zveçan, Dogana jep detaje

Në një depo në hyrje të Zveçanit, Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i Krimeve Ekonomike nga Prishtina kanë kryer bastije gjatë ditë së sotme.

“Njësit e kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar:

 280 copa pije të forta alkoolike,

 300 copa verëra të ndryshme, si dhe

 180 produkte kozmetike të ndryshme

Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *