Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Gjatë takimit, Osmani e Hovenier folën për zhvillimet e fundit në vend, ku në fokus ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti amerikan i Shtetit.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët”.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndryshe, autoritetet në Kosovës dhe zyrtarët amerikanë konfirmuan javën e kaluar se Kosova është në proces të blerjes së 246 raketave Javelin. Kërkesa e Kosovës, pritet të shqyrtohet nga Kongresi amerikan, që jep miratimin përfundimtar për shitjen e armëve vendeve të huaja, shkruan Gazeta Neutral.