“Pse s’ma ki rujt venin?”, zbulohet motivi i plagosjes në lokalin në Gjakovë – i dyshuari ende në arrati

Pak para mesnatës, mbrëmjen e 9 marsit ka ndodhur një incident në një lokal në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se ndodhi nje konflikt mes tre personave dhe pati edhe të shtëna me armë. Me rastin tashmë është marrë edhe Policia derisa i dyshuari gjendet ende në arrati, shkruan Gazeta Neutral.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në lokalin “Republika” në Gjakovë, ku i dyshuari Shkelzen Ahmeti (djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmetit) është përfshirë në konflikt verbal e më pas edhe fizik me Dritan Stublla i cili punon si menaxher në lokalin e lartëcekur.

Si nisi konflikti?

Gazeta Neutral mëson nga burimet e veta se konflikti kishte nisur pasi në lokalin “Republika” në Gjakovë po mbahej një ndejë, në të cilën do të duhej të bëhej rezervim paraprak për të qenë të pranishëm.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se Shkelzeni kishte arritur në lokal rreth orës 00:00, por kishte kuptuar se nuk e kishte më tavolinën të cilën e kishte rezervuar. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Ahmeti ishte revoltuar me Stubllën duke ju drejtuar “Pse s’ma ki rujt venin?”.

Po i njëjti burim, bën të ditur për Neutralin se në atë moment ka nisur konflikti verbal i cili më pas ka eskluar deri në plagosjen e Stubllës me armë zjarri.

Afër të dyshuarit dhe viktimës, gjendej edhe një person i tretë i cili ka marrë lëndime të lehta trupore.

Ndryshe, rastin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Elezaj ka thënë se i dyshuari për aktin është në kërkim.

“Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.  Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka thënë Elezaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *