Një takim i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s do të zhvillohet sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ambasadori i Rumanisë në NATO, Dan Neculaescu, duke njoftuar për këtë takim, radhiti disa vende ku ka tensione e luftë.
Në shkrimin e tij, ai ka përmendur edhe Ballkanin Perëndimor, duke treguar arsyen se pse Rumania vendosi të dërgojë mbi 100 trupa shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovës.
“Tensionet në Ballkanin Perëndimor, duke bërë që Rumania të forcojë kontributin e saj për praninë e KFOR-it me 134 trupa”, shkroi ai.
Ai përmendi luftën e Rusisë kundër Ukrainës me, siç tha, pasoja të rrezikshme shumë afër territorit të NATO-s, në kufirin Ukrainë-Rumani, luftën në Izrael, si dhe tha se Finlanda dhe Estonia raportuan sabotim të mundshëm në gazsjellësin Balticconnector dhe kabllot e tjera të komunikimit.
Neculaescu njoftoi se do ta mirëpresin për herë të parë në selinë e NATO-s presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.