57-vjeçari nga Shkupi niset drejt Mekës me biçikletë

57-vjeçari Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë, me biçikletë.

Ai thotë se udhëtimi për në Haxh pritet të zgjasë 2 muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra.

“Vendosa ta bëjë një udhëtim të shenjtë, ku ne si mysliman e kemi obligim ta kryejmë, obligimin fetar desha ta kryejë në këtë mënyrë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda.

Hirda thotë se ndalesa e vetme për shkak të sigurisë, do të jenë të detyruar që Sirinë ta kalojnë me aeroplan.

“Në Adana ose Gazi Antep do të kemi aeroplan, do të shkojmë deri në Aman, Jordani, vetëm Sirinë e kalojmë, prej aty vazhdojmë shkojmë për deri në destinacionin e fundit, për në Mekë”, thekson Hirda./rtv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *