Tetë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Shqipëri.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Permet, në orët e para të së martes.
Ndërkohë janë bërë publike edhe detaje të reja nga ky aksident i rëndë.
Siç raporton Abcnews.al shoferi i automjetit tip Mercedes Benz, pasi ka hasur në një patrullë policie ka vozitur me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë, duke tentuar t’i ikë policisë, e humbur kontrollin mbi automjetin, duke përfunduar në lumin Vjosa.
Raportohet se shtatë nga viktimat janë shtetas të huaj, derisa shoferi nga Shkodra.