Aksion i Krimeve Ekonomike në veri, cak një depo në hyrje të Zveçanit

Një aksion i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në hyrje të Komunës së Zveçanit, konkretisht në një depo në të cilët dyshohet se kishte mall të kontrabanduar.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni sapo ka përfunduar dhe nuk aktualisht nuk ka persona të arrestuar.

“Që nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bëri Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe Dogana ndërsa ne i kemi asistuar. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni sapo ka përfunduar ndërsa për konfiskime duhet pyetur DPP-ja”, ka thënë Elshani./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *