Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë është raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza. Një rast i tillë dyshohet se i ka ndodhur disa qytetarëve nga komuna të ndryshme të Kosovës të cilët ia kanë dhënë një personi një shumë të të hollave por terminin për vizë nuk e morën asnjëherë, raporton Gazeta Neutral.
Qytetarët që u mashtruan kanë vendosur që ta denoncojë personin në rrjete sociale duke ia publikuar pasaportën e të dyshuarit V.Krasniqi me prejardhje nga Drenasi.
Sipas qytetarëve, 31 vjecari ka marrë pagesë herë 100 euro e herë 200 euro për të zënë termin në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, mirëpo me të pranuar pagesën, i riu është “zhdukur”, kështu duke i lënë pa zgjidhje qytetarët.