Greva e urisë vazhdon, 15 minatorë dërgohen për tretman mjekësor

Në ditën e pestë të grevës së urisë së minatorëve të Trepçës, 15 minatorë kanë bërë kontrollimin tek qendra mjekësore që gjendet ngjitur me minierën.

Doktoresha, Bleriana Shabani ka bërë të ditur se të njëjtit kanë kokëdhimbje, mundim dhe tension të lartë.

Përkundër këtyre, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar terapi.

Stafi administrativ i minatorëve tashmë është duke mbajtur mbledhje ndërsa pritet të dalin me detaje pas mbledhjes.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Ndryshe, të premten, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bujar Jashari, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga detyra pas mbledhjes së Bordit mbikëqyrës të Minierës së Trepçës, duke hedhur akuza për presion.

Ndërkaq, dje, Ministria e Ekonomisë ka thënë se është njoftuar me kërkesat e grevistëve më 24 tetor dhe se qeveria ka ndarë mjete një ditë para grevës dhe se ndërmarrja ka ekzekutuar pagat një ditë pasi kishte filluar greva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *