Një sfidë në rrjetin social Tik Tok i ka marrë jetën një 18-vjeçari shqiptar në Itali. Lorenzo Pjetrushi ndërroi jetë në spital 9 ditë pasi ai u aksidentua teksa ishte duke regjistruar një video për rrjete sociale.
I riu shqiptar u përplas nga një automjet në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo më 20 janar.
Sipas asaj që raporton portali Today.it, i riu shqiptar ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij.
Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka për djalin që kishte ditëlindjen dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në kofanon e makinës teksa kjo e fundit drejtohet nga i afërmi.
Mirëpo, shakaja përfundoi në tragjedi dhe 18-vjeçari u rrëzua në mënyrë tragjike përtokë, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Sipas hetimeve, Pjetrushi u rrëzua pasi humbi ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij.
Miqtë dhe familja lajmëruan menjëherë autoambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në spitalin Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditësh në kujdes intensiv i riu shqiptar nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.