Veri/Policia gjen dhjetëra thasë me rërë, ishin përdorur për istikame për të sulmuar policinë

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në komunën e Zveçanit, ka disa gjëra materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave dhe sot gjatë kontrolleve që ka bërë policia, ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. ka thënë se y objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rënd dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *