Gjykata shpall pas pak aktgjykimin ndaj Pal Lekajt, rasti i 53 milionëshit

Gjykata e Prishtinës pas pak pritet të shpallë aktgjykimin për ish-ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Aktgjykimin për këtë rast pritet ta marr gjyqtarja Violeta Namani me anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *