Berberi nga Kosova, Riza Bajrami, njihet për cmime enorme për klientët që duan të marrin shërbime në sallonin e tij.stilimin e flokëve, shkruan Gazeta Neutral.
Prerja e thjeshtë kushton 100 euro por ka klientë të cilët kanë paguar 500 euro për një qethje, por dhe më shumë, megjithatë dikush doli i pakënaqur nga “talenti” i tij.
Në rrjetet sociale qarkullojnë ankesa nga klientë të cilët shprehen të zhgënjyer nga shërbimi jo i mirë i marrë nga Riza si dhe nga joprofesionalizmi i shprehur.
Në një fotografi, zbulohet se si klienti i ka shkruar ankesë berberit duke u shprehur se ka shenja të prerjes në kokë derisa për qethje ka paguar 350 euro për dy persona.
Një person tjetër ankohet për shërbimin e dobët dhe se disa herë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike gjatë qethjes së tij.