“Asgjë me rëndësi për të raportuar”, Policia nuk raporton as sot për personin që e mori veturën e Maqedoncit pa autorizim

Gazeta Neutral ka raportuar dje për një skandal që ka ndodhur gjatë ditës së diel, ku vetura zyrtare e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u keqpërdor nga një Skender Zeneli, i cili nuk kishte autorizim për ta vozitur veturën e as patentë shofer, raporton Gazeta Neutral.

Për këtë rast, Policia e Kosovës nuk kishte deklaruar në raportin 24 orësh. Sikur dje, edhe sot Policia vazhdon të hesht për këtë rast. Në mesin disa ngjarjeve që kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, në raport shkruhet ndër të tjerash “Asgjë me rëndësi për të raportuar”.

Ndryshe, Gazeta Neutral është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës si dhe nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me skandalin ku është i përfshirë shoferi i kësaj ministrie, Zenel Zeneli, i cili është vëllai Skender Zenelit ku ky i fundit ka marrë paautorizim veturën e ministrit Maqedonci.

Për më tepër, i njëjti nuk kishte as patentë shofer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *