Mbi 4 milionë euro për objektin me kulm të rrezikshëm, u përurua nga Isa Mustafa e Sadri Ferati

U investuan mbi 4 milion euro për ndërtimin e objektin e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”, por, nuk siç duket këto miliona nuk ishin të mjaftueshme që punimet aty të jenë të sigurta dhe pa rrezik për qytetarët, raporton Insajderi.

Shiritin e përurimit të objektin të ri të Komunës së Prishtinës e preu ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa dhe ministri Pushtetit Lokal, Sadri Ferati në tetor të 2009‘ës.

Ky objekt i ka kushtuar komunës plot 4 milionë e 370 mijë euro. Prej tyre 200 mijë euro ishin dhënë si donacion nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që kanë qenë të destinuar për sallë dhe po ashtu mbi 300 mijë dollar nga Banka Botërore.

Sot, pas erërave të forta çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës në Arbëri ra në tokë. E nga çatia e këtij objekti e pësoi një vajzë 23 vjeçare. Ajo mori lëndime të rënda trupore.

Vajza u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe pas ekzaminimeve shtesë diagnostike, pritet të transferohet për trajtim të mëtejmë në Intensivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *