VV e kap bordin e Train-Kos, kryesues i bordit emërohet shoku i Mimoza Kusari-Lila

Qeveria e Kosovës ka votuar sot anëtarët e ri të bordit në Ndërmarrjen Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh. A. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se në garë për këto pozita kanë qenë gjithsejtë 96 kandidatë, shkruan Gazeta Neutral.

Kryesues i bordit është zgjedhur Jetmir Nuka i cili sipas burimeve të Gazetës Neutral është shok i shefes të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Nuka, rezulton të jetë i afërt me pushtetin, gjë që e dëshmon edhe festimi i Vitit të Ri bashkë me Kusari-Lilën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *