Edhe pse vetëm javët e para, banorët e “Big Brother VIP” thyen një sërë rregullash, të vendosura nga Vëllai i Madh.
Vesa ishte e para që doli nga kazerma dhe për këtë ajo u dërgua direkt në nominim nga Vëllai i Madh.
“Nëse Vesa del ne dalim të gjithë”, tha Romeo.
Të njëjtën gjë tha dhe Rike dhe Meritoni, por jo Meri, e cila u shpreh se nuk është dakord që të sakrifikohen të gjithë për këtë.
“Unë nuk jam dakord që të dalim të gjithë, pse të sakrifikohemi”, tha Meri.
“Mua kjo pjesa që do dali të gjithë më duket budallallëk. Mua nuk më duket normale kjo që po bëni. Fatmirësisht nuk jam unë aty, jeni ju. Unë mendoj që ju bëtë një skemë, sakrifikuat një person për të dalë nga kazerma. Vesa mori dënimi më të madh nga Vëllai i Madh. Tani dhe me nominimin doni të merrni kartë ne viktimës që ja ne u sakrifikuam. Tani lëreni Vesën të marrë meritat për atë që bëri”, tha Ori Nebijaj.