Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurori Ersan Qavolli.
Sipas prokurorit, bashkëshorti e ka gjetur atë “brenda hapësirave të shtëpisë, të varur.”
I njëjti tha se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Po rasti tashmë është duke u trajtuar, kemi autorizuar edhe që trupi të dergohet në IML për obduksion ndërsa vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor” – tha Qavolli.