Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës për rindërtimin e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çeku ka bërë të ditur se do të investohen 1.3 milionë euro, teksa punimet do të nisin së shpejti.
“Sot kemi në nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, shkroi ai.