Qytetarët i kërkojnë shtetit të ndajë më shumë buxhet për ushtrinë

Me rastin e ditës së Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tri orë rresht ishin të hapura për qytetarët e vendit. Të lumtur e krenarë me këtë ditë dhe ushtrinë tonë, shprehen qytetarët, porse kanë kërkesë ndaj shtetit që të investojë më shumë për këtë institucion.

Përveçse se ata janë shprehur të lumtur e krenar me këtë ditë, kanë adresuar kërkesë te shteti që të ndajë më shumë buxhet për FSK-në.

Qytetari Ali Marmullaku, i cili ka udhëtuar nga Klina për këtë ditë, shprehet i emocionuar me festën e sotme. Derisa shprehet krenar me FSK-në, ai konsideron se 80 %, e investimeve duhet të shkojnë në FSK, pasi sipas tij, është vlera më e madhe e kombit.

“Krenari me të madhe në jetë nuk kam prit, liri në gjitha anët, me u kënaq, shyqyr zotit qe e kemi FSK-në, ushtrinë tonë…Unë jam i komunës të Klinës dhe vendosa me ardh vet… Shumë duhet me investo, me 80 % të buxhetit, kjo është ushtria jonë, forca jonë. Kjo është vlerë e madhe për kombin shqiptar, shumë e madhe, shyqyr Zotit që e mbërritëm ushtrinë tonë e shqip me fol ka të shkojmë, i lumtur në maksimum, por a e dinë çka kemi hekë ne, më vjen me qatje, çka kemi heq, frikësohu andej, frikësohu këndej, rrahu andej, polici, ushtri në tërë anët, shqip mu kënaq lumet na që mbërritëm”, tha Marmullaku.

Se kjo është një ndër ditët më të mira për vendit e tha edhe qytetari, Fatmir Kryeziu, i cili ka ardh të vizitojë Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë bashkë me familje. Edhe Kryeziu, tha se duke e marrë parasysh konfliktin me Serbinë, qeveria duhet të ndajë më shumë buxhet për FSK.

“Vijë prej Prizrenit jam ardh më familje, me bashkëshorten dhe djemtë, është krenari shumë e madhe se e kemi prit qit ditë për me qenë me vizatu shtrinë tonë, gjë që para luftës nuk e kemi pas tash e kemi dhe është shumë krenari mbi të gjitha është shumë i interesuar djali im i treti dhe gjithmonë insiston për me ardh këtu me vizitu. Çdo vit e vizitojmë kazermën në Prizren por kishte një dëshirë që të vijm këtu ma hapësire më e madhe. Unë çdo here i mësojmë për historinë tonë të lavdishme që e kemi pas, çdo gjë i shpjegojmë…Patjetër, është më se e nevojshme për të thënë që e kemi ende me Serbinë, patjetër që është e nevojshme shumë, me nda buxhet më shumë”, tha Kryeziu.

Në këtë ceremoni prezentë ishin edhe shumë fëmijë, të cilët vizituan nga afër pajisjet e FSK-së. Qytetari Dior Kryeziu, i cili ka ardhur nga Prizreni për të festuar këtë festë, derisa shprehet krenar me ushtrinë e vendit. 14 vjeçari shton se kur të rritet ëndrra tij është të bëhet ushtar dhe t’i shërbejë vendit.

“Sot unë ndihem shumë krenar që është dita e Forcës së Sigurisë tonë dhe çdo herë e pyes babai tim se kur është dita e forcës, jemi shumë krenar që na ka ardh dita me festu këtë forcë kështu të lirë si jemi…Dëshira ime më e madhe është që nesër më u bë ushtarë dhe me i shërbyer vendit tim atdheut tim ku kam lindur dhe me mbrojte çdo fëmije dhe çdo njeri të Kosovës…Kam ardh prej Prizrenit, specifikisht për me ardh te kazerma më e madhe që quhet kazerma Adem Jashari, unë ndihem shumë i lumtur gjithmonë edhe në shtëpi është pa qenë këtu më bëhet zemra mal, dhe shpresoj që edhe unë një ditë me iu bashkuar këtyre djemve”, tha Kryeziu

Se FSK ka nevojë për më shumë investime, e tha edhe qytetari Hilmi Duraku.

“Unë me ushtrinë time ndihem krenar sepse edhe vet jam veteran i lutës ushtria jonë e Kosovës duhet me u mburr e gjithë Kosova me të, si me Polici ashtu edhe me Ushtri ne duhet të jemi ata të cilët i ndihmojmë në çdo rast, si financiarisht si moralisht si me gjithçka, ushtria e Kosovës është e veçante, sot jam ardh me një nip këtu, shkolla i ka pru por unë i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që kryeqyteti i Kosovës të jemi këtu dhe kjo ushtri e Kosovës të jetë ku jemi këtu…Po ndihem krenar, sepse shumë shtete të Ballkanit investojnë në forcën e sigurisë, ne sapo kemi mundësi më shumë po do të invenstohet më shumë, duhet të merren mjete duhet të invenstohet gjithçka në FSK në mënyrë që ta mbrojmë shtetin e Kosovës, sepse pa investim Kosova nuk mundet shkoj përpara,

Ndërsa, qytetari Qerkm Bekteshi urojë që në të ardhmen, vendi të shkojë nga bashkimi, unifikimi i dy shteteve të reja të pjesëve të tjera shqiptare që janë në shtete tjera.

“Kjo është festa e dytë mbas shpalljes së Pavarësisë ë cila manifestohet vit pas viti shteti i dytë Shqiptar i cili lindi, dhe lutem në të ardhmen shkojmë nga bashkimi unifikimi i dy shteteve të reja të pjesëve të tjera shqiptarë që janë në shtete tjera. Kënaqësi e çdo shqiptar i cili mendon pozitivisht për kombin dhe shtetin e vet”, tha Bekteshi.

Krenar me ushtrinë e vendit, shprehet edhe qytetari, Aqif Mehdiu.

“Shumë, flemë rahat që thonë, janë forcat tona të siguri, janë tradita e ushtrive tona, të përbashkët që kanë ardh këndej janë shokët tonë, udhëheqëset e tyre janë gjenerata ime, janë shokët e luftërave sepse ne kemi qenë Ushtria Çlirimtarë Kosovare. Si pas informatave që i kam, unë shteti ka investuar kohën e fundit, më shumë në polici dhe në këtë institucion, kështu që ka bërë mirë se na ka lanë pa rrugë në asfalt po ka bë mirë që na ka mbrojt flejë më rehat, më mirë asfalti me gropa pak ama i joni, sesa i huaji”, tha Mehdiu.

Përndryshe, sot qytetarët kanë pas mundësi t’i shikojnë nga afër pajisjet e ushtrisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *