“U iku çehrja kur të panë!”- Erjola shfaqet e veshur me bikini në BBVA3

Moderatorja Erjola Doçi është një prej banoreve më të reja të “Big Brother VIP”, pasi bashkë më balerinin Graciano Tagani, iu bashkuan shtëpisë një natë më parë.

Erjola e ka nisur ditën me shumë energji dhe e veshur shumë sensuale, ndërsa ka shkëmbyer edhe disa batuta me Gracianon nga tualeti i shtëpisë, ku dhe po zgjidhnin hapësirat për sendet personale.

“Do kap edhe një dollap dhe pastaj do kap lojën keq fare”, është shprehur ajo duke qeshur.

Graciano: E paske kapur një sirtar

Erjola: Po

Graciano: E mençme ti

Erjola: Tani do kap edhe një dollap dhe pastaj do kap lojën keq fare.

Po ashtu, bashkë më Ilnisën, Erjola ka komentuar nga pak edhe banorët e tjerë të shtëpisë dhe se si ata pritën hyrjen e saj aty, ndërsa ju referuan Ledjonës dhe vajzave të tjera të shtëpisë.

Erjola: Vetëm meshkujt

Ilnisa: U iku çehrja. Sa të poshtra, sa të poshtra. Ato u prenë të gjitha pa përjashtim

Erjola: Unë e dija që nuk do më prisnin mirë

Ndërsa së bashku kanë folur për komentin e Ledjonës, Erjola ka thënë po ashtu se: “Nuk shkoj nga frynë era unë me një fjalë, por fjalët edhe i marrë për bazë, i marrë se edhe më pëlqejnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *